VIDEO/ Laçi po fiton ndaj Kukësit

VIDEO/ Laçi po fiton ndaj Kukësit

16:38, 03/05/2021

Laçi po fiton 2-0 në përballjen ndaj Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.

Në minutën e 6’ fillimisht Xhika pret gjuajtjen e Lushkjas nga pika e bardhë e penalltisë, por nga topi i kthyer ia del të shënojë sulmuesi i Laçit. Protestojnë lojtarët e Kukësit pasi thonë se në zonë kishte lojtarë të tjerë të kurbinasve gjatë gjuajtjes së penalltisë.

Kurse në minutën e 31’ fantastik Regi Lushkja, i cili pas një aksioni model dhe një pasimi perfekt nga Harmon, gjuan bukur me të djathtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco