Dëmtohet ‘ylli’ i Realit, humb sfidën në Champions

Dëmtohet ‘ylli’ i Realit, humb sfidën në Champions

16:16, 03/05/2021

Raphael Varane nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas.

Sipas “El Chiringuito”, mbrojtësi francez ka dëmtuar kofshën dhe do të mungojë 10 ditë. Kjo do të thotë që Varane nuk do të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj Chelseas.

Lajm i mirë për Zidane është se Mendy dhe Ramos janë stërvitur, dhe sipas të gjitha gjasave, Ramos do të zë vendin e Varanes në qendër të mbrojtjes në partneritet me Eder Militaon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco