Atletiko Madrid në gjurmët e mbrojtësit të kombëtares

Atletiko Madrid në gjurmët e mbrojtësit të kombëtares

13:12, 03/05/2021

Sipas “Calciomercato.com”, Atletiko Madridi kërkon mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj. Trajneri Diego Simeone thuhet se është fans i madh i 27 vjeçarit, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë këtë verë, kështu mbrojtësi shqiptar do të jetë si lojtar i lirë.

Atletiko pritet që të fillojë bisedimet me Hysajn, pasi që e sheh mbrojtësin shqiptar si opsion tejet të mirë për ta transferuar gjatë pandemisë “Covid-19”.

Që nga transferimi i tij nga Empoli, Hysaj ka arritur të bëjë 219 paraqitje për Napolin, duke regjistruar vetëm një gol dhe dhjetë asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco