Ndeshja Lyon-Monaco kthehet në arenë boksi, jepen 5 kartonë të kuq nga arbitri

Ndeshja Lyon-Monaco kthehet në arenë boksi, jepen 5 kartonë të kuq nga arbitri

11:24, 03/05/2021

Lyoni ka fituar ndaj Monacon në një ndeshje e cila është karakterizuar nga përleshje masive në çastet e fundit të ndeshje, që për pasojë solli edhe pesë karton të kuq.

Mattia De Sciglio dhe Marcelo nga Lyoni dhe Pietro Pellegrini dhe Ëillem Geubbels u përjashtuan me kartonë të kuq në minutën e 96-të, pasi një përleshje e madhe dhe e pakontrolluar shpërtheu mes lojtarëve në fushë.

Maxence Caqueret i Lyonit ishte përjashtuar me të kuq 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.

17-vjeçari i talentuar Rayan Cherki ia siguroi Lyonit fitoren 3:2 me një gol në minutën e 89-të, pasi paraprakisht kishin shënuar Memphis Depay dhe Marcelo.

Kjo fitore ia ngjall Lyonit shpresat për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa humb shpresat Monacos për titull në Ligue 1.

Për Monacon kishin shënuar Kevin Volland dhe Wissam Ben Yedder.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco