Neymar: ‘Do ta mundim Manchester City-n, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë’

Neymar: ‘Do ta mundim Manchester City-n, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë’

10:25, 03/05/2021

Neymar ka thënë se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar skuadrën e vet, Paris Saint-Germain, ta mposhtë Manchester City-n, edhe në qoftë se i duhet të vdesë në fushë për ta arritur këtë.

PSG-ja pësoi humbje 2:1 kundër City në Parc des Princes në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze ka një mal për ta kapërcyer shkaku i asaj disfate në shtëpi, kur të përballet sërish me anglezët të martën në Etihad.

Duke folur pas fitores së PSG-së 2:1 kundër Lens, sulmuesi brazilian tha:  “Gjëja që duhej të bëjmë tani është të përqendrohemi në Ligën e Kampionëve”.

“Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e vështirë, por ne duhet të besojmë, pavarësisht se çfarë thonë statistikat dhe përqindja e mundësive tona për të fituar”, shtoi ai.

Ai nënvizoi: “Unë jam në vijën e frontit dhe do të jem luftëtari i parë që i futet betejës për ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta arritur finalen, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco