La Liga/ Barcelona fiton transfertën e vështirë me Valencian, mban gjallë shpresat për titull

La Liga/ Barcelona fiton transfertën e vështirë me Valencian, mban gjallë shpresat për titull

23:08, 02/05/2021

Barcelona mori një fitore të madhe 2-3 kundër Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të La Liga-s.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, teksa ishin vendasit që kaluan të parët me anë të Paulistas në minutën e 50-të të takimit.

7 minuta më vonë ishin Lionel Mesi i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por arriti të shënojë direkt duke e shlyer gabimin.

Grizman gjeti golin e avantazhit vetëm 6 minuta më vonë, teksa francezi konfirmon formën e mirë që po kalon.

Suksesin e katalanasve e vendosi Mesi, i cili në minutën e 69-të realizoi një perlë nga goditja e dënimit.

Valencia ngushtoi diferencën në minutën e 83-të me një supergol të Soler, por vetëm kaq, katalanasit fitojnë mes vuajtjesh dhe mbajnë gjallë shpresat për kampionat këtë sezon.

Me këtë fitore Barcelona renditet në vendin e tretë në kuotën e 74 pikëve, 2 pikë më pak se Atletiko kryesuese dhe në kuotë të barabartë pikësh me Real Madridin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco