Serie A/ Sampdoria thellon krizën e Romës

Serie A/ Sampdoria thellon krizën e Romës

22:59, 02/05/2021

Roma humbi 2-0 në transfertën ndaj Sampdorias, duke konfirmuar krizën që ekipi verdhekuq ndodhet, pasi ka 4 ndeshje pa fituar.

Nga një gol për pjesë nga Silva dhe Jankto i dhanë Sampdorias 3 pikë mjaft të rëndësishme.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla e nisi si titullarë ndeshjen, por nuk ishte në formën e tij optimale pasi u rikthye në fushë pas 2 muajsh.

Vlen për tu përmendur dhe fati i keq i Romës në këtë ndeshje teksa VAR-i i anuloi një gol në pjesën e dytë sulmuesi spanjoll Majoral ndërsa Dzeko humbi një 11-metërsh në minutën e 72-të të takimit.

Si duket Roma nuk e ka marrë veten nga humbja e thellë 6-2 kundër Mançester Junajtid në Ligën e Europës, teksa verdhkuqtë rrezikojnë tani dhe pjesëmarrjen në Konferencë Ligë sezonin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco