Pirlo përgëzon Interin për titullin kampion: E merituan, epoka e Juventusit mbaroi pas 9 titujsh radhazi

Pirlo përgëzon Interin për titullin kampion: E merituan, epoka e Juventusit mbaroi pas 9 titujsh radhazi

22:11, 02/05/2021

Juventusi arrit të marrë një fitore me përmbysje 1-2 ndaj Udineses, teksa vendimtare ishte dopjeta e Ronaldos, për t’i dhënë bardhezinjve tre pikë mjaft të rëndësishme për një vend në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur për fitoren dhe gjeti rastin të uronte dhe Interin dhe ish-trajnerin e tij Antonio Conte për fitimin e titulli kampion.

Fitorja: “Ishte veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh rezultatet nga kjo pasdite. Ky është një grup i fortë, dëshiron të luftojë për synimet e tij dhe kjo nuk na ka munguar kurrë. Ndonjëherë qëndrimi gjatë ndeshjeve nuk është i denjë për Juventusin, por kjo ndeshje ishte një shfaqje e unitetit tonë. Tani duhet të vazhdojmë me këtë frymë”.

Ambiciet: “Ka lodhje fizike dhe mendore, kështu që kur jeni mësuar të luftoni për titullin dhe jo për një vend në Ligën e Kampionëve diçka ndryshon. Ne jemi përshtatur, është një luftë, por duhet të arrijmë atje”.

Interi kampion: “Unë e përgëzoj Interin dhe Conten për këtë titull të merituar. Tani duhet të ndryshojmë nëse duam të jemi përsëri kampionë. Epoka e Juves mbaroi pas 9 titujsh radhazi, por tjetër do të fillojë dhe ne synojmë të kthehemi atje ku ishim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco