Skënderbeu fiton dhe i afrohet mbijetesës, kapitullon Kastrioti

Skënderbeu fiton dhe i afrohet mbijetesës, kapitullon Kastrioti

18:39, 02/05/2021

Skënderbeu ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Korçarët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 rivaltët direkt të Kastriotit, duke iu afruar në renditje (2 pikë larg).

Gara për mbijetesë tashmë bëhet akoma edhe më e bukur, me Skënderbeun që mban vendin e nëntë me 29 pikë, 1 pikë më pak se Bylisi i vendit të tetë dhe 2 më pak se Kastrioti që renditet i shtati.

Zhan Viktor në minutën e 67-të dhe Kosta Vangjeli në minutën e 94-t, i dhanë fitoren Skënderbeut, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund. Momente tensioni kishte në fundin e pjesës së parë, ku Prodani la ekipin me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa këtë e rrezikoi edhe kapiteni Emiljano Çela, i cili goditi me kokë Sadriun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco