Bylis e Tirana ndajnë nga një pikë, barazim që nuk gëzon askënd

Bylis e Tirana ndajnë nga një pikë, barazim që nuk gëzon askënd

18:28, 02/05/2021

Është mbyllur në barazim pa gola (0-0) ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës , e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë Superiore.Një barazim që nuk i shkon përshtat asnjërës prej skuadrave, por në veçanti bardhebluve, të cilët humbën një shans të artë për të tentuar titullin.

Kryeqytetasit krijuan raste të shumta për gol me anë të Seferit, Torasës dhe Ismailgecit, por pa arritur të shënojnë dhe të dalin nga fusha e “Adush Muçës” me 3 pikë.

Ndërkohë, Bylisi merr një pikë, por sheh të afrohet Skënderbeu rrezikshëm dhe rrezikon seriozisht mbijetesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco