Edhe një medalje e argjendtë për xhudon e Kosovës

Edhe një medalje e argjendtë për xhudon e Kosovës

18:35, 02/05/2021

Trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka njoftoi për një sukses të ri të sportistëve të Kosovës.

“Shpati Zekaj i argjendtë!

70 pikët e para në Ranglistën Botërore dhe Olimpike!

Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin.

Shpati sot sishte bartës dhe nuk llogaritej favorit pēr medalje por me luftëra të mira erdhi deri në finale ku u mposht por rezultati i tij është me vlerë e peshë të madhe!

Garoj në kategorinë 100 kg.”, ka shkruar Kuka në llogarinë  e tij në Facebook.

European Open është garë e nivelit të Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike që po mbahet në Zagreb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco