Manchester United - Liverpool, formacionet zyrtare. Por trazirat vazhdojnë në Old Trafford

Manchester United - Liverpool, formacionet zyrtare. Por trazirat vazhdojnë në Old Trafford

16:54, 02/05/2021

Old Trafford aktualisht është pushtuar nga mbështetësit që protestojnë kundër familjes Glazer (në krye të klubit që nga viti 2005), e teksa disa prej tyre kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, të tjerët kanë marrë pajisjet që u përkasin kanaleve televizive, faqja e Premier League ka zbuluar megjithatë formacionet zyrtare të ekipeve për këtë ndeshje të javës së 34-të të Premier League.

Manchester United ndryshon disi formacion nga ndeshja me Romën. Mason Greenwood zëvendëson Edinson Cavanin përpara dhe Henderson gjen vendin e tij në portë. Përballë, Liverpool është ende i privuar nga mungesa e Virgil van Dijk, Jordan Henderson, Joel Matip dhe Joe Gomez. Dyfishi Nathaniel Phillips-Ozan Kabak është vendosur në qendër të mbrojtjes. Roberto Firmino preferohet më shumë se Diogo Jota përpara, ndërsa James Milner është në mesfushë që nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco