Andi Lila: U sollëm si europianë, por u shpërblyem si në mesjetën barbare

Andi Lila: U sollëm si europianë, por u shpërblyem si në mesjetën barbare

16:49, 02/05/2021

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit ishte caktuar si koordinator i Partisë Demokratike për Sportin.

Në një status në “Facebook”, Lila thekson se “dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administratës, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të mbështetur kriminelët”.

Statusi i plotë i Andi Lilës

Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët.

Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e  fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë.

Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me  z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull  tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.

Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim.

@lulzimbasha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco