Ajax është kampion i Hollandës! Titulli i 35-të në histori

Ajax është kampion i Hollandës! Titulli i 35-të në histori

16:42, 02/05/2021

Vetëm matematika mungonte dhe falë fitores 4-0 ndaj Emmen, Ajax është Kampione e Hollandës për herë të 35-të në histori, e treta me radhë. Një kampionat i dominuar nga ekipi i Ten Hag , suksesi i të cilit nuk ka qenë kurrë në dyshim duke pasur parasysh diferencën nga PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar.

Sa i përket sfidës me Emmen, golin e parë e realizoi Timber në minutën e 10-të, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vetëm një goli. Në fraksionin e dytë i çoi shifrat në 2-0 Haller, në minutën e 61-të, dhe pak minuta më vonë realizoi Rensch, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Klaasen.

Ajax arrin në kuotën e 79 pikëve me 93 gola të shënuar dhe vetëm 21 të pësuar. Simbolet e triumfit të titullit kampion ishin padyshim Tadiç me 14 golat dhe një Klaassen i shkëlqyer që u kthye në shtëpi pas 4 vitesh.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco