Mourinho për kthimin në Serie A: Inter i veçantë, por nuk do të mendoja dy herë për nënshkrimin me një rival

Mourinho për kthimin në Serie A: Inter i veçantë, por nuk do të mendoja dy herë për nënshkrimin me një rival

16:08, 02/05/2021

Roma mendon për post-Fonseca (por Sarri është në pol) dhe ndërkohë Jose Mourinho hap dyert për kthimin e tij të mundshëm në Itali, pavarësisht të kaluarës së tij si zikaltër: " “Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time", ishin fjalët e “Special One” për “The Times” për mundësinë e kthimit në Serie A pas shkarkimit nga Tottenham.

Tifozët e Interit vazhdojnë ta dashurojnë për atë çfarë arriti me skuadrën e tyre në sezonin 2009-2010, ku fitoi tripletën e famshme, por me siguri këto deklarata nuk u kanë pëlqyer mbështetësve të skuadrës zikaltër.

Ndërkohë që një opsion tjetër në Serie A për të ardhmen e Special One mund të jetë edhe Napoli me presidentin De Laurentiis që pritet të shkarkojë Gattuson në fund të këtij sezoni për të ulur në pankinë një trajner më ekspert.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco