Superiore/ Bylis - Tirana, formacionet zyrtare

Superiore/ Bylis - Tirana, formacionet zyrtare

15:49, 02/05/2021

Në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça”, do të luhet sfida mes Bylisit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë të gjitha mes këtyre dy skuadrave, teksa ditën e sotme fitorja është detyrim, edhe për balshiotët edhe për kryeqytetasit.

Skuadra e Orges Shehit ka treguar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, duke u futur në valën për titull dhe për këtë arsye fitorja duhet me çdo kusht.

Nga ana tjetër, Bylisi pas humbi ndeshjen direkte me Skënderbeun, tashmë i sheh korçarët vetëm 2 pikë më pas dhe në rast të një fitore të skuadrës së Memellit sot, atëherë do të zbrisnin në vendin e nëntë, prandaj nuk pranohet në asnjë mënyrë humbja.

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Ndreca, Nebihu, Janku, Lorran, Ntephe, Hadroj, Desançiç, Beji, Carkanji. Trajner: V. Dovedan

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Toshevski, Hoxhallari, Vangjeli, Batha, Celhaka, Torasa, Giamfi, Seferi. Trajner: O. Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco