Serie-A/ 'Rrebesh' golash në ndeshjen spektakolare mes Lazio-s dhe Genoa-s

Serie-A/ 'Rrebesh' golash në ndeshjen spektakolare mes Lazio-s dhe Genoa-s

14:49, 02/05/2021

Lazio beson në rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe e demonstron atë me suksesin shumë të rëndësishëm ndaj Genoa. Bardhekaltërit triumfuan me rezultatin 4-3 ndaj xhenovezëve në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Simone Inzaghit. Fillimisht, Correa me pak fat kaloi në avantazh bardhekaltërit në minutën e 30-të dhe Ciro Immobile transformoi në gol një penallti që kishte fituar (43-të). Por, çfarë ndodhi në pjesën e dytë? Sapo nisi e dyta, Adam Marusic e ktheu Genoa sërish në garë duke shënuar  në portën e tij(i 47-ti). Vendasit u përgjigjën shpejt me një supergol të Luis Alberto (48-të) dhe Joaquin Correa-n ( 56-të). Kur të gjithë menduam se Lazio po shkonte drejt fitores, një penallti nga Scamacca (80) dhe një gol i Shomurodov (81) rihapën sfidën. Megjithatë lojtarët e “Qytetit të Përjetshëm” do ta ruanin avantazhin, duke dalë me tri pikë nga takimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco