Dëmtimi i tmerrshëm i  lojtarit të Dortmund që trembi Haaland: reagimi i tij i thotë të gjitha

Dëmtimi i tmerrshëm i lojtarit të Dortmund që trembi Haaland: reagimi i tij i thotë të gjitha

13:06, 02/05/2021

Borussia Dortmund u përball me Hosten Kiel pa Erling Haaland në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, i cili ishte në tribunat e stadiumit Signal Iduna Park.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Edin Terzic ia doli të kualifikohej në fazën tjetër, pasi mundi modest Holstein Kiel me rezultatin 5-0.

Epërsia në rezultat lejoi teknikun e Dortmund të bënte disa modifikime. Kështu, në minutën e 62 ′, Mateu Morey zëvendësoi Lukasz Piszczek.

21-vjeçari përfitoi nga ky kontekst për të shtuar më shumë minuta në sezon. Mirëpo, aktivizimi i mbrojtësit zgjati deri në minutën 74’.

Futbollisti spanjoll vrapoi pas një rivali, duke u përpjekur t'i merrte topin. Mirëpo përpjekjet e tij shkuan dëm, pasi u dëmtua rëndë në këmbën e djathtë pasi nuk e vendosi mirë në tokë.

 

Mbrojtësi përfundoi i shtrirë në fushë, duke pritur të merrte ndihmën mjekësore. Për shkak të dëmtimit, ai u nxorr me barelë nga fusha dhe Thomas Meunier hyri në veprim.

Imazhet e transmetuara të Kupës Gjermane treguan gjithashtu reagimin e Erling Haaland nga tribunat e kolosit 'Yelloë Gale'. Sulmuesi norvegjez vuri të dy duart në kokë. Më pas, Haaland tundi kokën në shenjë keqardhje për atë që ndodhi me Morey.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco