Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka përjetuar një të ditë të shkëlqyer, teksa ka bërë heroin për ekipin italian të Rexhianës.
Shqiptari ka shënuar golin e vetëm të sfidës që Rexhiana zhvilloi kundër Pordenones në shtëpi, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij.
Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, Arlind Ajeti është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes, me notën 7.8 dhe me 82.1% saktësi në pasime. Ajeti ka luajtur deri më tani 23 ndeshje me Rexhianën, 21 prej të cilave i ka nisur si titullar dhe ka shënuar dy gola.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: