Salah i zemëruar: ‘Askush nuk më flet për asgjë’

Salah i zemëruar: ‘Askush nuk më flet për asgjë’

09:58, 02/05/2021

Ka muaj që flitet për të ardhmen e Mo Salah. Superylli egjiptian ka ende një kontratë me Liverpool FC deri në verën e vitit 2023. Sidoqoftë, ka zëra vazhdimisht që e lidhin me FC Barcelona dhe Real Madrid.

Salah për Sky Sports është shprehur se: "Askush nuk flet me mua për këtë, kështu që unë nuk mund të them shumë për këtë." Pastaj ai shton: "Askush në klub nuk flet me mua për asgjë, kështu që unë nuk e di".

Deri në janar, Salah kishte bërë një deklaratë të qartë për klubin, duke thënë se ai dëshironte të qëndronte në Liverpool për aq kohë sa të ishte e mundur dhe të vazhdonte të thyejë rekorde, duke pretenduar se ai ishte "100 për qind" i vendosur për të fituar më shumë trofe për klubin.

Salah i tha TV2 norvegjez, "Nëse më pyet, unë do të them se dua të qëndroj sa më gjatë që të jetë e mundur, por siç thashë, gjithçka është në duart e klubit."

Më parë, ylli i Liverpool nuk kishte përjashtuar një lëvizje në Spanjë. Kur u pyet në dhjetor të vitit të kaluar për mundësinë e transferimit në Spanjë, ai tha për " Marca ": "Pse jo? Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kështu që ... mbase një ditë, po ”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco