Legjenda gjermane, Lahm: City larg nivelit të Barçës së dikurshme, Guardiola do 11 Iniesta në fushë

Legjenda gjermane, Lahm: City larg nivelit të Barçës së dikurshme, Guardiola do 11 Iniesta në fushë

09:51, 02/05/2021

Philipp Lahm, i cili luajti nën drejtimin e Pep Guardiola në Bayern Munich, mendon se skuadra që trajneri katalanas i ka në dispozicion në Manchester City nuk është aq e talentuar sa skuadrat me të cilat ka punuar më parë.

Ish-lojtari i Gjermanisë mendon se “Qytetarët” kanë lojtarë të mirë, por jo në të njëjtin nivel me ekipin e Barcelonës së Guardiolas.

“Te Barcelona, Guardiola kishte katër ose pesë lojtarë që ishin në formacionin më të mirë në Botë, te Manchester City ai nuk e ka atë organikë, pavarësisht investimeve të mëdha.

Siç deklaroi Guardiola dikur, mrekulli si Kylian Mbappe dhe Neymar, ende preferojnë metropole të tilla si Londra dhe Parisi, apo klube me një histori të lavdishme.

Gjithsesi, Manchester City janë favoritë për të fituar Champions League. Guardiola i përmirëson shumë lojtarët e tij. Këtë ka bërë me De Bruyne apo Kyle Walker, megjithëse ai do donte të kishte 11 Iniesta në fushë”, u shpreh Lahm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco