Superiorja plot emocione, sot luhen dy prej finaleve të …

Superiorja plot emocione, sot luhen dy prej finaleve të …

08:44, 02/05/2021

Kategoria Superiore ka hyrë në pjesën më të ethshme dhe emocionuese të këtij sezonit. Sot futbolli elitar kthehet me dy ndeshje, teksa në fushë zbresin kampionët në fuqi.

Në llogari të javës së 31-të, Tirana udhëton në Ballsh për të sfiduar Bylisin dhe tentuar fitoren e tretë radhazi, që i jep mundësi të artë për t’iu afruar zonës Europa League. Ndeshja luhet në orë 16:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe një tjetër finale, këtë herë për fundin e tabelës. Kastrioti sfidon Skënderbeun në Korçë, në një ndeshje mes skuadrash me të njëjtin objektiv, qëndrimin në Kategorinë Superiore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco