Peja e fiton finalen e parë

Peja e fiton finalen e parë

23:24, 01/05/2021

Fituesi i Kupës së Kosovës KV Peja, e ka fituar ndeshjen e parë të serisë së finaleve në play-off, në Superli e djemve.
Pejanët në parketin e vet, triumfuan ndaj KV Drita me rezultat 3 me 1.

Mysafirët nga Gjilani e nisën ndeshjen mirë, duke e fituar setin e parë, 25:23.

Megjithatë “verdhezinjtë” i përmirësuan lëshimet në setin e parë, duke mos lejuar disfatë në teren të vet.

Peja i fiton periudhat vijuese, 25:21; 25:22 dhe 26:24, duke shënuar fitoren e parë, në finalet që përcaktojnë kampionin.

Finalja e dytë do ta gjejë Dritën nikoqire, e poashtu me ambicie që të revanshohet për këtë humbje.

Playoff Finale - ndeshja 1 (M)
Peja - Drita 3:1
23:25; 25:21; 25:22; 26:24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco