Milan bën detyrën, fiton ndaj Beneventos dhe merr vendin e dytë

Milan bën detyrën, fiton ndaj Beneventos dhe merr vendin e dytë

23:00, 01/05/2021

Milani ka arritur të fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Beneventos, duke lënë pas zhgënjimin e dy humbjeve të fundit. Falë këtij suksesi kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë me 69 pikë, një më shumë se Atalanta dhe tri më shumë se Napoli dhe Juventusi, por të tria skuadrat ndjekëse kanë nga një ndeshje më tepër për të zhvilluar. Një fitore e pritshme përballë një ekipi inferior, por që vlen shumë si për renditjen ashtu edhe për moralin e “Djallit” në këtë sprint final të Serisë A, ky synimi është një vend në Champions.

Golin e parë të kuqezinjve e realizoi Calhanglou që në minutën e gjashtë, i shërbyer nga Saelemaekers, ndërsa goli I sigurisë mban firmën e Theo Hernandezit (60’). Milanin e pret një kalendar i vështirë në sfidat në vijim, pasi do të luajë dy transferta radhazi me Juventusin dhe Torinon, më pas do të presë Cagliarin, ndërsa takimit i fundit i sezonit është me Atalantën në Bergamo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco