Chelsea siguron vendin e katërt dhe shtyn Fulham drejt rënies

Chelsea siguron vendin e katërt dhe shtyn Fulham drejt rënies

20:55, 01/05/2021

Java e 34-të e Premier League ofroi një ndeshje midis Chelsea (4) që synon një vend në Ligën e Kampionëve dhe Fulham (18), që është me një këmbë në Championship. Ndeshja nisi mirë për “Blutë”, pasi u deshën vetëm 10 minuta lojë  për të kaluar në avantazh, me anë të Kai Havertz( 10-të). Një fillim ideal për skuadrën e Thomas Tuchel, të cilët arritën të kontrollonin të gjithë takimin.

Pas kthimit nga dhoma e zhveshjes, Kai Havertz realizoi të dytin për Chelsean dhe të dytin personal(i 49-ti). Duke mbajtur avantazhin deri në fund, Chelsea fitoi 2-0 dhe ka një epërsi prej 6 pikësh nga Ëest Ham që është i pesti. Nga ana tjetër, Fulham mbetet 9 pikë larg  nga Neëcastle, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur (12 pikë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco