VIDEO/ Nuk ndalet Broja, sulmuesi kuqezi shënon golin e 11-të sezonal në Holandë

VIDEO/ Nuk ndalet Broja, sulmuesi kuqezi shënon golin e 11-të sezonal në Holandë

21:07, 01/05/2021

Armando Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Vitesses, në huazim nga Chelsea.

Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen që Vitesse është duke luajtur ndaj Zwolles.

Broja pas një asisti perfekt nga Bruns në minutën e 27-të, është shkëputur në drejtim të portës kundërshtare dhe e ka mposhtur portierin, duke e dërguar topin  në fundin e rrjetës. Ky është goli i 11-të sezonal për Brojën, 10 në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco