Balotelli nderon Monzan, futet në fushë nga stoli dhe përmbys rezultatin ndaj Salernitanës së Veselit

Balotelli nderon Monzan, futet në fushë nga stoli dhe përmbys rezultatin ndaj Salernitanës së Veselit

19:11, 01/05/2021

Sulmuesi italian Mario Baloteli është bërë heroi i skuadrës së tij Monza, i cili hyri si zëvendësues nga stoli dhe shënoi dopietë brenda 10 minutave, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në sfidën ndaj Salernitanës së Federik Veselit.

Image

Sulmuesi 30 vjeçar hyri si zëvendësues në minutën e 80-të të ndeshjes teksa rezultati ishte 1-1 dhe shënoi golin e parë vetëm 1 minutë më vonë për t’i dhënë avantazhin Monzës në këtë sfidë. Vetëm 9 minuta më vonë, Baloteli shënoi të dytin personal për t’i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së tij ndaj një kundërshtari direkt në kreun e tabelës. Monza ngjitet në vendin e 4-ët në kuotën e 58 pikëve, 2 më pak së Salernitana e vendit të tretë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco