Pochettino bën deklaratën e bujshme: Kam respekt për City-n, por…

Pochettino bën deklaratën e bujshme: Kam respekt për City-n, por…

18:09, 30/04/2021

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, është i bindur se skuadra e tij do ta përmbysë humbjen e pësuar kundër City-t në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

 “Lojtarët po presin me padurim që të luajnë, për të shmangur këtë ndjesi negative pas humbjes”, ka thënë argjentinasi gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lens.

“Pa dashur të tregoj mungesë respekti ndaj City-t, mendojmë se mund ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit. Kemi një skuadër në formë”, ka shtuar Pochettino.

“Do të duhet të jemi gati të luftojmë dhe më pas do ta shohim nëse do ta meritojmë apo jo të shkojmë në finale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco