Istogu kërkon finalen në Ferizaj

Istogu kërkon finalen në Ferizaj

17:15, 30/04/2021

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve.

Të shtunën është takimi Ferizaj – Istogu, që fillon në ora 17:00. Pasi e ka fituar ndeshjen e parë, Istogu kërkon fitore tjetër në Ferizaj për të kaluar në finale. Istogu në plejof startoi nga pozita e parë, ndërsa Ferizaj nga e katërta.

Të dielën është takimi Prishtina Vushtrria. Edhe kjo ndeshje fillon në ora 17:00. Vushtrria të enjten e fitoi ndeshjen e parë si vendase. Por prishtinaset shpresojnë të reagojnë dhe të barazojnë rezultatin në 1:1, për të siguruar ndeshjen e tretë. Ndërkohë vushtrriaset udhëtojnë në kryeqytet me synimin për ta siguruar finalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco