'Këtu është një nënë me fëmijën'/ Publikohet videoja e provimit të Suarez, kompromentohet rëndë italishtja e tij

'Këtu është një nënë me fëmijën'/ Publikohet videoja e provimit të Suarez, kompromentohet rëndë italishtja e tij

16:41, 30/04/2021 Çështja në lidhje me provimin e Luis Suarez për njohjen e gjuhës italiane në Universitetin për të huajt në qytetin e Perugias po bëhet gjithnjë e më e veçantë. Detaje dhe prova të reja mbërrijnë, falë videos së përgjuar me një mikrokamera si pjesë e hetimit të kryer nga prokurori i qytetit. Në video shohim futbollistin uruguajan, me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra, xhinse në një klasë të vogël përpara dy pedagogëve.

Provimi i Luis Suarez:

“Emri im është Luis … Unë kam lindur në Uruguai … Unë jam i martuar me gruan time për dhjetë vjet … Unë kam tre fëmijë … Unë jam një futbollist profesionist”: këto janë fjalët e Suarez në provimin “farsë” për njohuritë e italishtes.

“Përshëndetje, jeni mirë?” pyet futbollisti. “GjithçKA mirë” ishte përgjigja. Të ulur në një tavolinë, sulmuesi plotëson një formular me të dhëna personale. “Ne mund ta fillojmë provimin,” i thotë një nga pedagogët i cili më pas i kërkon të flasë për veten dhe të prezantojë veten. Suarez pastaj flet për familjen e tij, ekipet e tij të klubit – “sa kohë keni që luani për Barcelonën?” një nga pyetjet, përgjigja “gjashtë vjet” . Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë?” është një pyetje tjetër. “Më pëlqen të jem me familjen time, të luaj playstation me fëmijët e mi”, ishte përgjigja.

Suarezit i kërkuan të përshkruanin dy foto. “Në këtë foto është një nënë dhe një fëmijë që po bëjnë detyrat e shtëpisë”, dëgjohet Suarez të thotë. “Dhe në tjetrën?”Janë katër vetë, babai, nëna, djali dhe vajza”, përfundon sulmuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco