Komuna i jep mbi 1 hektar tokë klubit Trepça

Komuna i jep mbi 1 hektar tokë klubit Trepça

16:29, 30/04/2021

Sot u mbajt seanca e 44-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Në rend të ditës ka qenë disa pika të propozuara për miratim, ndër to edhe  propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale KF “Trepça”, pa procedura konkurrimi, shkruan Jepi zë.

KF Trepça ka kohë që ka mbetur pa një fushë të vetën, pasi stadiumi "Aden Jashari" është marrë në menaxhim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në një situatë të tillë, klubi ka kërkuar nga Komuna e Mitrovicë një pronë për ndërtimin e një fushe, dhe sot me shumicë votash kjo pikë është miratuar nga asambleistët.

Ka qenë vetë drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Hysen Muzliukaj, që përmes një postimi ka uruar klubin KF Trepça.

"Gjithmonë në shërbim të qytetit e sportit të Mitrovicës. 

Urime KF TREPÇA 1932!", ka shkruar Muzliukaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco