Conte: Vizita e Zhang? Kishim kohë që nuk ishim parë. Lodhje? Lojtarët po bëjnë...

Conte: Vizita e Zhang? Kishim kohë që nuk ishim parë. Lodhje? Lojtarët po bëjnë...

15:49, 30/04/2021

Në prag të ndeshjes kundër Crotone, trajneri i Interit Antonio Conte iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nga konferenca e zakonshme për shtyp nga Appiano Gentile.

Çfarë loje duhet të presim?

“Djemtë e dinë që ne duhet të bëjmë Interin, nëse mendojmë të bëjmë diçka ndryshe, do të ketë surpriza të këqija. Duhet të kemi respekt për Crotonen. Ata do të jenë shumë të motivuar, do të luajnë kundër të parëve në renditje. Duhet vendosmëri dhe grintë. Duam të shpërblehemi për djersën dhe netët pa gjumë. Të gjithë këtu, në Pinetina, e dinë se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë, nga lojtarët te punonjësit e klubit.”

Çfarë mund të na thoni për vizitën e presidentit?

“Me presidentin patëm një përshëndetje të thjeshtë, pas një kohe të gjatë pa u parë. Ai gjithashtu përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat. Ai e di shumë mirë që ne ende nuk kemi fituar asgjë.”

Trajneri i Interit nuk duket i shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve të tij.

“Lodhja ashtu siç ndikon për ne, ndikon edhe për të tjerët. Ne jemi gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe historike për klubin. Nuk mendoj se duhet të merremi me lodhjen. Nëse dikush është i lodhur, duhet të më thotë, që ulet në stol.

A ishte fitorja ndaj Juves pika e kthimit të sezonit?

Mendoj se ka pasur disa pika kyçe këtë sezon, nuk është një ndeshje e vetme. Një moment tjetër vendimtar ishte kur arritëm kreun për herë të parë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco