Vetëm 10 ditë i papunë, Mourinho nënshkuan me...

Vetëm 10 ditë i papunë, Mourinho nënshkuan me...

11:00, 30/04/2021

Jose Mourinho nuk ka qëndruar për shumë gjatë i papunë, pas shkarkimit nga drejtimi i stolit të Tottenham.

Portugezi ka vendosur të qëndrojë për pak kohë larg trajningut, teksa së fundmi është zyrtarizuar në punën e re. “The Special One” do të jetë pjesë e medias prestigjioze britanike “The Sun Sport”. Këta të fundit kanë njoftuar se Mourinho është bërë pjesë e kësaj media, teksa aty do të bëjë shkrime për Europianin, i cili do të zhvillohet në verë. Gjithashtu ai do të jetë edhe pjesë e “TalkSport”, por këtu në rolin e komentatorit, për ndeshjet e Europianit.

Kohët e fundit emri i Mourinho-s është lidhur me disa skuadra, por të paktën deri në fund të Europianit portugezi nuk do jetë pjesë e asnjë skuadre, teksa kjo mund të ndodhë për sezonin tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco