Lautaro Martinez do të pres Scudetto-n para se të rinovojë

Lautaro Martinez do të pres Scudetto-n para se të rinovojë

10:09, 30/04/2021

Interi është gjithnjë e më afër fitimit të Scudetto-s duke i dhënë fund hegjemonisë 10 vjeçare të Juventusit në kampionat.

Një titull që pjesërisht i detyrohet dyshes sulmuese Romelu Lukaku-Lautaro Martinez. Ky i fundit ka shpërthyer edhe në skenën evropiane që nga mbërritja në Milano e Antonio Conte-s. Dhe sipas agjentit të tij, Beto Yaque, Martinez mund të rinovojë në javët e ardhshme, pasi të zyrtarizohet fitimi i titullit kampion.

“Kohët e fundit kemi hyrë në jetën e Lautaro dhe ende nuk ka asgjë (për rinovim). Ata janë përqendruar tek fitimi i titullit kampion, të cilin nuk e kanë fituar prej shumë vitesh. Kjo është e gjitha për të cilën ata vërtet mendojnë. Kur ta fitojnë, ne do ulemi dhe do flasim, duke marrë parasysh situatën në botë, e cila është shumë e komplikuar për shkak të pandemisë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, ” shpjegoi ai për Sky Sport .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco