Tronditet Reali, titullari i ekipit dëmtohet dhe mbyll sezonin!

Tronditet Reali, titullari i ekipit dëmtohet dhe mbyll sezonin!

22:59, 29/04/2021

Një lajm i keq ka ardhur ditën e sotme për Realin e Madridit dhe Kombëtaren spanjolle, teksa Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Klubi madrilen ka nxjerrë një komunikatë, ku ka sqaruar se mbrojtësi është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit të kryer sot, por nuk ka dhënë detaje për rikthimin. Sidoqoftë, mediat në Spanjë bëjnë me dije se dëmtimi nuk është i lehtë dhe për Carvajal sezoni quhet i mbyllur.

Përveç pjesës së mbetur të sezonit me Realin, Carvajal do të humbasë edhe Europianin që zhvillohet gjatë verës. Vërtet i pafat spanjolli, që këtë sezon ka luajtur vetëm 15 ndeshje për shkak të dëmtimeve të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco