Man United ‘hipotekon’ finalen/ ‘Djajtë’ shkatërrojnë Romën

Man United ‘hipotekon’ finalen/ ‘Djajtë’ shkatërrojnë Romën

23:03, 29/04/2021

Manchester United ka hedhur një hap të sigurt drejt finales në Europa League.

“Djajtë e kuq” mposhtën 6-2 Romën në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Europa Leagues.

Fernandes shënoi gol në min 9’, por Roma reagoi me dy gola të shpejtë të cilët e zunë në befasi skuadrën e Solskjaer. Pellegrini shënoi nga penaltia në min 15’ dhe Dzeko i dha avantazhin Romës në min 34’.

Por, në pjesën e dytë, Manchesteri arriti të rikthehej fuqishëm duke e ndëshkuar Romën. Cavani shënoi dy gola për të rikthyer avantazhin, uruguaiani shënoi në min 48’ dhe 64.

Fernandes shënoi nga penaltia në min 71’ i ndjekur nga Paul Pogba i cili shënoi në min 75’. Golin e gjashtë në këtë takim e shënoi Mason Greenëood në min 86’.

Man United pothuajse ka siguruar finalen, ndërsa transferua në “Olimpico” do të jetë thjesht nj shëtitje për ekipin e drejtuar nga Solskjaer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco