Europa League/ Villareali mposht Arsenalin, kualifikimi mbetet i hapur

Europa League/ Villareali mposht Arsenalin, kualifikimi mbetet i hapur

23:10, 29/04/2021

Villareali ka fituar takimin e parë në gjysmëfinale të Europa Leagues.

“Nëndetësja e Verdhë” arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke ë zënë në befasi skuadrën e Mikel Artetas.

Trigueros i dha avantazhin skuadrës së Villarealit në min 5’ pas një asistimi nga Chukëueze. Raul Albiol shënoi golin e dytë, në min 29’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Villarealit.

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënojë, por me vështirësi, pasi Ceballos u ndëshkua me të kuq në min 57’. Nicolas Pepe shënoi gol në min 73’ nga penaltia për Arsenalin. Capoue u ndëshkua me të kuq, dhe skuadrat mbetën me na 10 lojtarë në fushë.

Gjithçka mbetet e hapur për në takimin e dytë, rezultati final Villareal 2-1 Arsenal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco