Kombëtarja e Kosovës në boks përgatitet në Shkodër

Kombëtarja e Kosovës në boks përgatitet në Shkodër

16:54, 29/04/2021

Boksierët e  Kombëtares së Kosovës në boks (Senior ) nga 26 Prill kan filluar përgaditjet e përbashkëta me Kombetaren Shqiptare  në Shkodër  (Shqipëri). 

Këto përgaditje janë të mirëseardhura për boksierët tanë  para  kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet me 05 – 10 Maj në Zagreb (Kroaci).

Në këto përgaditje selektori Shefki Bogujevci  ka përzgjedhur boksierët:52kg.Bashkim  Bajoku,64kg.Shpetim  Bajoku,69kg.Patriot  Behrami,81kg. Besart  Pireva.

Në kampionatin Ballkanik do të marr pjesë dhe Donjeta Sadiku(60kg) e cila pas përgaditjeve ne Finlad me Mira Potken do të vazhdoj përgaditjet në Prishtine  së bashku me selektorin Besim Brahimi deri ne datën e nisjes  Zagreb.

Në ket kampionat Ballkanik drejtësinë do ta ndajë dhe gjyqtari nderkombetar AIBA Latif Demolli së bashku me 4 gjyqtaret :Agim Shala,Agim Tahiraj,Visar Ibrahimi,Marigona Beadini të propozuar nga Shoqata e gjyqtarëve që do ti nenshtrohen provimeve pë licencë nderkombëtare AIBA 1 ylli (star).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco