Dani Carvajal humb sezonin, Zidane pa alternativa në krahun e djathtë

Dani Carvajal humb sezonin, Zidane pa alternativa në krahun e djathtë

15:49, 29/04/2021

Të martën në mbrëmje, Real Madrid barazoi 1-1 kundër Chelsea-t në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për ndeshjen e kthimit, përveç lojtarëve të dëmtuar, Zidane mund të bëjë pa Marcelo-n, i cili mund të qëndroj në Madrid, dhe pa Dani Carvajal.

Sipas “Onda Cero”, informacioni i së cilës u konfirmua nga “Marca”, mbrojtësi i djathtë spanjoll  ka pësuar një dëmtim të muskujve të këmbës së djathtë. Këtë të enjte ai iu nënshtrua testeve mjekësore që kanë konfirmuar shkallën e lëndimit, por pa bërë të ditur kohëzgjatjen e mungesës së tij.

Mungesa e Carvajal është një problem i madh për Zidane, pasi duhet të mendojë për një alternativë në krahun e djathtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco