Ish lojtari i Chelsea-t kritikon Eden Hazard

Ish lojtari i Chelsea-t kritikon Eden Hazard

12:02, 29/04/2021

Eden Hazard nuk po kalon momente të mira në Madrid. Në sezonin e tij të dytë tek Real, belgu është përndjekur nga dëmtimet dhe është kritikuar për performancat që kanë qenë shumë poshtë parashikimeve. Por kritikat nuk lindin vetëm në Spanjë. Damien Duff, një ish-lojtar i Chelsea, klubi Hazard për 7 sezone para se të shkonte tek Real Madrid, vë në dyshim gjendjen e 30-vjeçarit dhe statusin e Galaktikut.

"Është 30 vjeç dhe të gjithë e dimë se .... është në tatëpjetë. Kurrë nuk ka qenë një profesionit dhe nuk kishte dëshirën e Messit apo Ronaldos.

Nëse do e kishte, me siguri do të përmendej së bashku me të dy. Ai arriti në Madrid si Galaktik, kushtoi 150 milionë euro dhe i shëndoshë. Ose mbipeshë, quajeni si të doni. Mund të themi se gjatë gjithë karrierës ai ka luftuar gjithmonë me peshën ", thotë ish-lojtari irlandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco