U shpall njeriu i ndeshjes, flet De Bryne: Goli ishte me fat, ja çfarë më tha Guardiola

U shpall njeriu i ndeshjes, flet De Bryne: Goli ishte me fat, ja çfarë më tha Guardiola

11:24, 29/04/2021

Për mikrofonat e “TNT Sports” Brazil të mërkurën në mbrëmje, Kevin De Bruyne e pranoi se goli i tij kundër Paris Saint Germain (1-2, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League) kishte qenë me mjaft fat.

"Kjo është e vërtetë. Shokët e mi të skuadrës ishin shumë mirë të vendosur dhe është gjithmonë e vështirë për portierin të ndërhyjë në këtë lloj topi, pa e ditur 'ai do goditet apo jo, por mirë për ne, na lejon të ecim përpara. Tani ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e kthimit."

I pyetur se çfarë u tha në pushim nga trajneri Guardiola, De Bryne tha:

“Vetëm që të luanim pak më shumë me topin. Në pjesën e parë ishim pak shumë të nxituar, duke u përpjekur që të dilnim në sulm shumë shpejt. Në pjesën e dytë u përpoqëm që të gjejmë hapësirë me më shumë durim. Ata janë një skuadër e vështirë”, Pastaj disa detaje më shumë për golin e tij:

“Topi shkoi në një pozicion perfekt. Është shumë e vështirë për portierin, pasi ai pret që dikush ta prekë. Mahrez më pyeti nëse mund ta ekzekutonte ai goditjen e dënimit dhe unë i thashë ‘po, nëse beson te vetja’. Ai shënoi. Kush jam unë për t’u ankuar?” Fitorja në Paris me dy gola të shënuar është një rezultat i shkëlqyer për skuadrën e tij, por duke ditur se sa të hapura janë këto ndeshje, De Bryne, pret një ndeshje të vështirë në “Etihad” pas një jave dhe thotë se asgjë nuk ka përfunduar: “Ka ende edhe një ndeshje dhe ne duhet të jemi të përqendruar tek ajo, ” tha belgu i Manchester City, njeriu i ndeshjes i zgjedhur nga UEFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco