Drita në finale

Drita në finale

11:04, 29/04/2021

Klubi i Volejbollit Drita ka arritur që ta fitojë edhe ndeshjen përcaktuese gjysmëfinale të Play-OFF, për ta siguruar finalen e madhe dhe synuar titullin e Kosovës.

Gjilanasit në qytetin e tyre u treguan më të mirë sesa Ferizaj, në gjysmëfinalen e tretë, të cilën e fituan 3:2
(18:25; 24:26; 25:23; 25:23; 15:10).

Në finale, Drita do të ballafaqohet me ekipin më të mirë të sezonit të rregullt, Pejën.

Peja më herët në dy ndeshje e kishte siguruar finalen, pasi i fitoi të dyja ballafaqimet me Golden Eagle Therandën.

Kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore në serinë e finaleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco