Lavezzi i jep lamtumirë futbollit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

Lavezzi i jep lamtumirë futbollit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

09:35, 29/04/2021

Sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi njoftoi nëntorin e kaluar lamtumirën nga futbolli profesionist, ndërsa ceremoninë zyrtare të tërheqjes nga sporti me të cilin bëri karrierë, ka vendosur ta organizojë në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit.

Lavezzi veshi fanellën e skuadrës napolitane për 5 sezone, nga vera e 2007-ës deri në atë të 2012-ës dhe kishte shprehur dëshirën që lamtumirën zyrtare ta jepte me një ndeshje pikërisht në stadiumin e qytetit.

Zyra për sportin në bashkinë e Napolit është treguar e gatshme të vërë në dispozicion stadiumin “Diego Armando Maradona” për sfidën e lamtumirës së Lavezzit, që gjithsesi nuk ka ende një datë se kur mund të luhet.

Kjo pasi vetë sulmuesi pati deklaruar se shpreson që të luajë një ndeshje lamtumire në Napoli, por me praninë e tifozëve dhe diçka e tillë vështirë se do të jetë e mundur para muajit shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco