‘Zjarr’ për titullin/ Teuta mposht Kukësin dhe rikthehet në krye të renditjes

‘Zjarr’ për titullin/ Teuta mposht Kukësin dhe rikthehet në krye të renditjes

19:39, 28/04/2021

Teuta mposhti Kukësin me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. “Djemtë e Detit” rikthehen kështu pas këtij triumfi në krye të klasifikimit.

Ishte Blerim Krasniqi ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, me një gol mjaft të bukur me të majtën, brenda zonës. 45 minuta e para, përfunduan me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës, Rustem Hoxha, vulosi triumfin mjaft të rëndësishëm të durrsakëve. Mbrojtësi realizoi me kokë në minutën e 67-të.

Me këtë humbje skuadra e Mirel Josës duket e dorëzuar përfundimisht, teksa në 5 sfidat e fundit ka regjistruar vetëm 1 fitore, duke u pozicionuar në vendi ne 6-të me 36 pikë në 30 ndeshje. Ndërkohë që Teuta është ngjitur në krye me 55 pikë, 1 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco