Spektakël mes tensionit, Laçi dhe Partizani ndahen në barazim

Spektakël mes tensionit, Laçi dhe Partizani ndahen në barazim

18:23, 28/04/2021

Është mbyllur në barazim 2-2, sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore.

Ishte një ndeshje spektakolare ajo në Laç, ku i pranishëm ishte edhe tensioni, teksa vlen të përmendet episodi i ndodhur në fundin e pjesës së parë, kur trajneri i portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, u godit me një send nga tribuna dhe u shtri në tokë ku mori ndihmën mjekësore.

Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 9-të, Çinari dërgoi në rrjetë një top të mbetur në zonë, pas gjuajtjes së Bardhit, e cila u prit nga Sherri.

Avantazhi zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 18-të Laçi vendosi baraspeshën me Emiljanio Mustën, ndërsa në minutën e 58-të Julian Shehu përmbysi gjithçka. Ishte Stenio Zhunior i cili vendosi baraspeshën në minutën e 79 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Laçi në vendin e katërt me 50 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco