'Xhebrailat' tallen me trajnerin e Llapit: 'Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa tri pikë shkon të shpija'

'Xhebrailat' tallen me trajnerin e Llapit: 'Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa tri pikë shkon të shpija'

17:30, 28/04/2021

Tifogrupi suharekas “Xhebrailat” janë tallur keq me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën pas ndeshjes së zhvilluar në Suharekë.

Ballkani ka arritur të mposhtë minimalisht Llapin e Batatinës në stadiumin e qytetit në Suharekë me rezultat 1:0.

Tifozët “portokallezinjë” në faqen zyrtare të tyre në Facebook kanë publikuar një postim në të cilën janë tallur me trajnerin llapjan.

“Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa tri pikë shkon të shpija”, kanë shkruar “Xhebrailat”.

Gjatë pjesës së parë përballja ndërmjet Ballkanit dhe Llapit është karakterizuar me tensione ku nuk munguan as grushtet ndërmjet futbollistëve të dy skuadrave në një përleshje gjatë minutës së 35-të.

Ballkani me këtë fitore është lider i Superligës së Kosovës në futboll. 

Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa asni pike shkon te shpija ?

Posted by Xhebrailat 1992 on Wednesday, April 28, 2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco