Trajneri i dërgon një mesazh të fortë Lionel Messisë për ofertën e PSG-së

Trajneri i dërgon një mesazh të fortë Lionel Messisë për ofertën e PSG-së

16:55, 28/04/2021

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, i ka dërguar një tjetër mesazh Lionel Messit.

Ai ka deklaruar se Leo duhet të mbyllë karrierën në klubin ku është rritur dhe ku ka fituar e thyer gjithçka, që sot, mban epitetin e më të mirit në botë.

Koeman u pyet për ofertën e PSG-së dhe dëshirën e tyre për ta pasur në Paris, por holandezi s’do t’ia di.

Gjatë ditës së djeshme, gazetari që zbuloi për dëshirën e Messit që të largohet nga Barcelona në vitin 2020, Marcelo Bechler, zbuloi edhe ofertën joshëse të PSG-së; tri vite kontratë dhe miliona euro në sezon.

“Oferta e PSG për Messin? Nuk më intereson, sepse së pari, nuk e di nëse është e vërtetë. Dhe së dyti, shpresoj të vazhdojë me ne”, u shpreh Koeman.

“Karriera e tij duhet të mbyllet këtu sepse ka qenë këtu gjithë jetën e tij”.

“Nuk më interesojnë lajmet e publikuara, të paktën sot jo”, shtoi ai mes tjerash në konferencë për media para ndeshjes me Granadën, e mbetur në kuadër të La Ligës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco