Rikthehet Allegri/ Juventusi i hap dyert, në Itali zbulohen prapaskenat e fundit

Rikthehet Allegri/ Juventusi i hap dyert, në Itali zbulohen prapaskenat e fundit

16:35, 28/04/2021

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, pavarësisht nga pozicioni që Andrea Pirlo do të fitojë në fund të sezonit…

Janë të bindur te SportMediaset për këtë skenar, sipas së cilëve trajneri nga Brescia do të përshëndesë bardhezinjtë edhe në rast se arrin të fitojë vendin për të shkuar në Champions League, ndërsa livornezi (i kërkuar nga shumë, por realisht afër vetëm me Interin) është përqendruar për muaj me radhë në projekt për ta rikthyer Zonjën e Vjetër në lavditë e menaxhimit të saj.

Edhe pse ndarja e Allegrit me presidentin Agnelli nuk ishte e keqe, fakti është që raporti i tij me drejtorin sportiv Paratici dhe Nedved, nuk është nga më të mirët.

Ishin pikërisht ato që shtynë për largimin e tij pas eliminimit ndaj Ajax në Champions League duke kërkuar një Juventus më kërkues në Europë dhe shumë më spektakolar…

Diçka që shkoi shumë keq. Agnelli pranoi se ka gabuar me largimin e Allegrit dhe tani i ka telefonuar për t’i ofruar atë pankinë që Max e njeh mjaft mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco