VIDEO/ Apolonia mund Kastriotin dhe bën lëmsh renditjen

VIDEO/ Apolonia mund Kastriotin dhe bën lëmsh renditjen

15:14, 28/04/2021

Apolonia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin, në ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë Superiore.

Protagonist për fierakët ka qenë absolutisht, Mario Gjata, i cili arriti të shënonte dy gola në pjesën e parë. Golin e vetëm për krutanët e realizoi Daci në minutën e 64-t. Pavarësisht përpjekjeve në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Ndreut nuk arriti të shmangte humbjen, kjo falë edhe formës fantastike të portierit Harizaj.

Me triumfin e sotëm fierakët u ngjitën në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Kastrioti ka hyrë fuqishëm në vallen e mbijetesës dhe rrezikon seriozisht rënien direkte nga kategoria, ku diferenca me Skënderbeun e vendit të 9-të është ngushtuar në 5 pikë. Nuk mungoi tensioni në këtë përballje, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe në fundin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco