Gatuzo ka merita për ekulibrin me Hysajn, flet Reja: Laveci?  Njëherë u zemërua dhe në...

Gatuzo ka merita për ekulibrin me Hysajn, flet Reja: Laveci? Njëherë u zemërua dhe në...

14:54, 28/04/2021

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss- Kiss”, ku foli për momentin e shkëlqyer që po kalon skuadra e Napollit, e ku nuk la pa përmendur as lojtarin e kombëtares, Elseid Hysaj. Gjatë kësaj interviste Reja ka komplimentuar ish-trajnerin e Milanit për ekuilibrin që ka gjetur me Elseid Hysajn:

Napoli dhe Gatuzo – “Unë mendoj se nuk do të ketë probleme për të arritur në Champions-in. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh, por duke parë që ai ka një avantazh ndaj të tjerëve, është më e thjeshtë. Tani gjithçka varet nga ata, të kaltërit dhe Atalanta janë ekipet më të mira. Duke njohur Gatuzon nga pikëpamja e karakterit, ai di të mbajë qëndrim. Ai rikuperoi dhe Ozimhenin, i cili është i papërmbajtshëm, por ka një skuadër të plotë dhe me cilësi të lartë në dispozicion. Unë e kisha menduar Napolin midis pretendentëve për titull nëse nuk do të kishte dëmtimet dhe COVID-19.”

Laveci – “Unë fola dje me Lavecin. Kam një simpati të madhe ndaj tij. Kur mbërriti në fillim ishte paksa i mbushur dhe i thashë: “Por ku po shkon kështu?”. Ai u përgjigj se brenda një muaji ai do të ishte përsëri në formë dhe kështu ndodhi. I kujtova episodin në Lisbonë, kur e hoqa 20 minuta nga fundi. Laveci u zemërua dhe në dhomën e zhveshjes këpucët fluturuan, pastaj u qetësuam dhe përqafuam njëri-tjetrin falë ndërhyrjes së Pierpaolo Marinos si ndërmjetës. Laveci dhe Hamshik ishin dy nga mjeshtërit e mi. Në dhomat e zhveshjes ka nervozizëm. ”

Qëndrueshmëria e Gatuzos – “Nëse shikoni Napolin tani, Gatuzo ka merita, atij iu desh pak kohë për të gjetur zgjidhjet dhe ekuilibrin e duhur, por ia doli. Nëse luan me ekipe me aftësi të njëjta, mund të aktivizosh Fabian Ruiz dhe Bakajoko. Ai gjeti një ekuilibër të jashtëzakonshëm edhe falë aftësive mbrojtëse të Hysajt. Më pëlqen shumë zgjidhja me Deme dhe Bakajoko.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco